Me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, sot në Qendrën Tranzitore të Tabanocit organizatat joqeveritare përgatitën drekë dhe sollën dhurata për fëmijët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Në këtë festë të madhe të myslimanëve, ne organizuam dhe u solidarizuam me refugjatët. Është bukur të shihet se të gjithë janë të gëzuar, duam madje së paku të ndjehen sikur janë në shtëpitë e tyre në Siri’, deklaroi Edmond Latifi nga organizata ‘Legis’. /Telegrafi/