Edhe këtë të premte, OJQ “Kasbah” dhe grupi “Maniakë t’Kuzhinës” në Facebook, shtruan darkën e fundvitit për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.
Në darkën e shtruar për 72 banorët e këtij institucioni, kontribuuan edhe kompani vendore si KFC, RC Cola, Frutomania, Jaffa Champion, N.T Liridoni, Tosta për Dosta. Por, një kontribut i veçantë erdhi nga anëtarët e grupit Maniakë t’Kuzhinës dhe qytetarë të tjerë zemërmirë të cilët edhe këtë vit nuk kursyen as kohën e as të mirat e tyre për të gëzuar këta banorë të moshuar.
Darka u shërbye edhe për pjesën e banorëve me probleme në lëvizje, probleme me të cilët përballën gati gjysma e këtij institucion. Kjo u ndihmua nga më shumë se 20 vullnetarë të ndihmuar edhe nga stafi i institucionit të cilët ofruan ndihmën e parezervuar në çdo proces të këtij organizimi.
Organizime të këtilla janë organizuar edhe më parë duke u shndërruar në ngjarje tradicionale.
Kjo traditë shpresohet të vazhdohet edhe gjatë vitit të ardhshëm, gjithashtu duke inkurajuar edhe të tjerët të shfaqin anën e mirë të tyre në aktivitete të ngjashme. /Telegrafi/