Një holandez është shpikësi i makinës që quhet “Tiger-Stone”, e cila duket sikur në rrugë shtron një tapet. Makineria punon me tulla dhe i vendos ato gati në mënyrë përsosur, shkruan gazeta Start.
Gjithçka duhet të bëjnë punëtorët në makineri është që të vendosin tullat në formën e duhur ose modelit që kërkohet. Makineria shtron deri në 400 metra katrorë në ditë.
Një makinë e tillë, përveç kursimit të kohës, ka kosto më të ulët sesa një kompani punëtorësh. /Telegrafi/