Telegrafi

Shtrihet në frigoriferin e super-marketit, fërkohet me barishte sikur bën banjë (Video)

Blerësja e paemëruar e një super-marketi në Georgia të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të bëjë një tretman të pazakontë në sektorin e barishteve.

Ajo është shtrirë në frigorifer dhe ka fërkuar këmbët dhe qafën, sikur të jetë duke bërë ndonjë banjë relaksimi, transmeton Telegrafi.

“Doja të vidhja, jam e uritur, ka thënë ajo, ndërsa përdorte edhe shumë fjalë të ndyta.

Roja i lokalit i ka kërkuar me mirësjellje që të largohej dhe nuk përdori forcën, teksa ajo vazhdonte edhe më tutje me veprimet e çuditshme. /Telegrafi/