Blerësja e paemëruar e një super-marketi në Georgia të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të bëjë një tretman të pazakontë në sektorin e barishteve.
Ajo është shtrirë në frigorifer dhe ka fërkuar këmbët dhe qafën, sikur të jetë duke bërë ndonjë banjë relaksimi, transmeton Telegrafi.
“Doja të vidhja, jam e uritur, ka thënë ajo, ndërsa përdorte edhe shumë fjalë të ndyta.
Roja i lokalit i ka kërkuar me mirësjellje që të largohej dhe nuk përdori forcën, teksa ajo vazhdonte edhe më tutje me veprimet e çuditshme. /Telegrafi/