Ky është momenti rrëqethës kur një burrë shpëtohet pa ndonjë lëndim, pasi ishte rrëzuar në binarëve në të cilët kaloi me shpejtësi treni mbi të.
Burri i paemëruar ishte munduar t’i kalojë binarët për të dalë në anën tjetër të rrugës, në stacionin Andheri të Indisë, transmeton Telegrafi.
Por, kur e pa që treni po vinte me shpejtësi të madhe u mundua të ngjitet në platformë, e pasi që nuk kishte kohë vendosi të shtrihet në binarët për të shmangur përplasjen.
Videoja amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit, shfaqin trenin duke lëvizur me shpejtësi të madhe nëpër binarët ku ishte shtrirë ky burrë. E pasi që kaloi, ata u afruan për të parë nëse ka shpëtuar – dhe mrekullisht ai ngritet në këmbë pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/