Site icon Telegrafi

Shtrigat rumune në burg për parashikimet e gabuara

Kjo është masa më e re e autoriteteve rumune kundër recesionit duke shndërruar zanatin e fallxhorëve dhe shtrigave në një veprimtari profesionale.

Deputeti social demokrat, Vadile Bletou, thotë se senati e ka aprovuar ligjin e ri dhe vetëm pritet edhe miratimi nga Ministria e Punës dhe Financave, për ta dërguar në Parlamentin e Rumanisë. Përveç që parashikuesit e fatit nuk mund të parashikojnë gabimisht për klientët e tyre duhet të kenë parasysh se më nuk lejohen të punojnë afër shkollave dhe kishave.

Mediat rumune thonë se kjo masë e re do të nxisë një valë të re të sehireve dhe magjive nga ana e shtrigave kundër presidentit dhe qeverisë rumune. /Telegrafi/
 

Exit mobile version