Zëvendësimi i plotë i biletave letër me ato elektronike të autobusëve NTP dhe autobusëve privatë do të fillojë nga 1 shtatori. Sipas sistemit të ri, çmimi i transportit me autobus do të shtrenjtohet për 10 denarë, pra në vend të 25 denarë për një drejtim, bileta do të kushtojë 35 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Autobusët në kryeqytet ende veprojnë sipas sistemit të vjetër të pegesës së biletës. Në transportin publik janë të përfshijrë bileta elektronike shtëpiake, ndërkohë që në autobusët privat pajisjet janë instaluar, por nuk punojnë.
Nga NTP thonë se zëvendësimi i plotë i biletave do të fillojë nga shtatori ose kur transportuesit privatë do të kyçen me rregullimin e sistemit.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të heqin dorë nga biletat elektronike, edhe pse mund të paguani te shoferi, ai nuk do të jep bileta si më parë, por do të jep një faturë fiskale. Një udhëtim në autobusët NTP dhe ato privat do të kushtojë 35 denarë.
Nga NTP thonë se ky sistem do të reduktojë ndjeshëm ngarkesën e punës së shoferëve të autobusëve që janë aktualisht në krye të veprimtarisë themelore – shoferi, ku nga ana tjetër duhet shitur bileta.
Ka dy lloje të kartelave: “Shkup” dhe “Shkup im” apo të personalizuar, e cila është zëvendësim për kartën e lirë. Përgatitja kushton 200 denarë, përgatitjen e përbashkët “Shkupi” është 150 denarë. Vlefshmëria e tyre është 10 vjet. /Telegrafi/