Prej sot qytetarëve të Shkupit fatura e ujit u llogaritet rreth 7 denarë më shumë për metër kub ujë të harxhuar. Para një muaji, Komisioni Rregullator i Energjetikës paralajmëroi tarifa të reja për ujin, për 37 ndërmarrje.
Tarifat minimale përjashtojnë grantet dhe shuma të larta të amortizimit. Ata përfshihen në tarifën maksimale. Deri tani banorët e Shkupit kanë paguar tarifë për 31.39 denarë, ndërsa nga sot çmimi i ujit në Shkup do të lëviz mes 37,54 dhe 34,80 denarë, ose mesatarisht 36, 17 denarë për metër kub uji, ose 5 denarë më shumë për ujë të pijshëm.
Përveç ujit të pijshëm që do të kushtojë më shtrenjtë, risi tjetër për qytetarët është se ata do të paguajnë edhe shërbime plotësuese për ujërat e zeza që derdhen në lumenj, gjë e cila nuk është zbatuar deri më tani. Komisioni Rregullator i Energjetikës në dhjetorin e kaluar paralajmëroi tarifë prej 2.04 denarë për metër kub, për pastrimin e ujërave të zeza.
Nëse shifrës 36, 17 denarë për metër kub ujë të pijshëm i shtohen edhe 2,04 denarë për metër kub ujëra të zaza qytetarëve të Shkupit u bie që një metër kub ujë ta paguajnë 38, 21 denarë, ose shtaë denarë më shumë sesa në vitin 2017.
Sipas KRE-së përcaktimi i çmimeve do të mundësojë nga ana e kompanive punë efikase, përmirësim të cilësisë së shërbimeve dhe në anën tjetër shërbime më të mira, më cilësore. Sipas KRE-së, tarifa për ujërat e zeza vendoset, pasi ekziston rreziku nga ndotja e truallit dhe kulturave bujqësore që i ujisin, ndërsa në këtë mënyrë kulturat bujqësore do të konsumojnë ujë të freskët, pas përpunimit termik. Sipas analizave të Institutit për shëndet publik, uji i pijshëm në Maqedoni është i sigurt.
Sipas të dhënave të UNICEF-it, më shumë se 800 fëmijë deri në moshën 5 vjeçe vdesin për çdo ditë nga diarea që ka të bëjë me ujin e papërshtatshëm, përmirësimin dhe higjienën. Deri në vitin 2040, thuajse 600 milion fëmijë do të jetojnë në zona me resurse me kufizime të larta të ujit. Momentalisht 663 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje në burimet përkatëse të ujit. Emine Ismaili./Shenja/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cEUfwqOOhho