Çmimet e naftës kanë shënuar ngritje pas rënies së madhe që patën në katër javët e fundit, pasi të dhënat nga industria tregojnë për rënie të rezervave amerikane të “arit të zi” dhe benzinës.
Çmimi i naftës në Nju Jork shënoi sot ngritje për 1.7 për qind, duke zbutur rënien e djeshme prej 4.1 për qind, raporton agjencia Bloomberg. /Telegrafi/