Site icon Telegrafi

Shtrenjtohet mazuti, çmimet e derivateve në RMV mbeten të njëjta

Mazuti prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,1 denarë për një kilogram, ndërsa çmimi i derivateve tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE).

Çmimi i ri me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 40,574 denarë për një kilogram. Benzina motorike EURSUPER BS – 95 edhe më tej do të shitet për 83 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 98 për 85 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 72, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 71,5 denarë për një litër.

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.4.2023.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Exit mobile version