Telegrafi

Shtrenjtohet çmimet e prodhimeve për 15 %

Në bursat botërore, çmimi i grurit ka mbërritur rritje të madhe, pas 30 viteve, ndërsa parashihet rritje e mëtejshme.

Vërshimet e fundit në Kroaci, Serbi dhe Bullgari, vende që janë importuese të grurit për Maqedoninë dhe ushqimeve tjera, ka bërë që të zvogëlohet oferta nga këto vende, por edhe të rriten çmimet. Kësaj situate i ka paraprirë edhe thatësia që është regjistruar në Rusi, e cila zvogëloi kultivimin e kulturave drithërore.

Todor Gorgjovski nga kompania prodhuese KIG paralajmëroi se rritja e çmimit të bukës do të jetë e patjetërsueshme, edhe pse tani sipas tij, ekziston një konkurrencë jolojale.

Prodhuesit parashikojnë që çmimi i vajit të rritet deri në 100 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i mishit të shtrenjtohet për 5 denarë për kilogram. Deri tani çmimi i vajit brenda disa muajve ka shënuar rritje prej 25 për qind. /Ina/Telegrafi/