Telegrafi

Shtrenjtohet buka, për dhjetë centë

Furrtarë thonë se janë të detyruar që të bëjnë ngritjen e çmimit të bukës për shkak të ngritjes së çmimit të miellit, momentalisht 100 kilogram miell kushtojnë 32 euro.

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve, Halit Xoxa, thotë se ngritja e çmimeve të miellit dhe grurit në treg, i ka detyruar furrtarët, që të bëjnë ngritjen e çmimit të bukës së gatshme.

Rexhep Morina, nga furra e bukës “EDI” thotë se ende nuk kanë bërë ngritjen e çmimit të bukës por, nëse vazhdohet ngritja e çmimit të miellit do të ngritit edhe çmimi i bukës.

“Nëse ngritët çmimi i miellit, i cili tani është 32 euro për 100 kilogramë, do të ketë edhe ngritje të çmimit të bukës për 10 centë”, tha Morina.

Edhe furrtar të tjerë thonë se shumë shpejt do të shtrenjtojnë çmimit e bukës.
Kosova momentalisht nuk i plotëson kërkesat vendase më grurë, për ketë importohet nga jashtë. /Telegrafi/