Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen shërbimet postare në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e shërbimeve postare dhe korriere në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 3,8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

Në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të 2023, çmimet e shërbimeve të transportit dhe magazinimit janë në të njëjtin nivel.

Çmimet për transportin tokësor dhe gazsjellës shënuan rënie prej 0.1 për qind, ndërsa shërbimet postare dhe ato të korrierit shënuan rritje prej 3.8 për qind.

Në të njëjtën periudhë, çmimet e shërbimeve në sektorin e Informacionit dhe Komunikimit shënuan rënie prej 0.7 për qind.

Exit mobile version