Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen qiratë në disa komuna të Shkupit

Në komunën e Karposhit për 1 metër katror për hapësirë banesore në muaj në kuartalin e tretë të vitit të kaluar qiratë paguhen me nga 320 denarë, respektivisht 93 denarë më shumë në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2015 kur çmimi ishte 227 denarë, tregojnë të dhënat e fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Çmime stabile të qirave janë regjistruar në komunën e Qendrës, ku në kuartalin e tretë të vitit 2015 çmimi ka qenë 294 denarë, ndërsa vjet në kuartalin e tretë ka qenë 254 denarë.

Kadastra ka regjistruar qira stabile edhe në komunën e Aerodromit. Analiza e bërë në kuartalin e tretë nga viti 2015 me kuartalin e tretë 2016 tregon se çmimi është pothuajse identik dhe lëviz rreth 175 denarë për metër katror të hapësirave banesore. /Telegrafi/

Exit mobile version