Çmimet hotelierike në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti janë rritur për 0,4 për qind, ndërsa për 17,4 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti shtetëror për statistika.
Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti është shënuar në grupet ushqime për 0,3 për qind, pije alkoolike për 0,8 për qind dhe pije joalkoolike për 1,5 për qind.
Në periudhën janar-tetor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet hotelierike janë rritur për 11,4 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, rritja është 9,8 për qind.