Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen pemët, perimet dhe mishi

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e “Indeksit të Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin mars 2014.

Për mars 2014 krahasuar me shkurt 2014, vërehet ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: Pemët (5,3 për qind), perimet (1,0 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 0,2 për qind në IÇK-it.

Ndërsa për mars 2014 krahasuar me mars 2013, vërehet ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mish (3,4 për qind), pemë (10,0 për qind), duhan (6,6 për qind), veshje (3,3 për qind), këpucë (3,8 për qind), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (1,6 për qind), shërbime hoteliere (2,8 për qind), shërbime bankare (10,7 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 1,5 për qind në IÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-5,8 për qind), vajra dhe yndyra (-11,4 për qind), perime (-4,1 për qind), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,2 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- naftë dhe benzinë për (-3,4 për qind), me një ndikim të përbashkët prej -1,2 për qind në IÇK-it. /Telegrafi/

Exit mobile version