Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator të Energjisë u vendos që çmimet e derivateve të naftës për këtë javë të shtrenjtohen me 2,25%.
Sipas vendimit të KRRE-së, benzina Eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet me 0,50 denarë për litër dhe nga mesnata do të kushtojë 67,50 denarë për litër.
Ndërsa benzina Eurosuper BS-98 dhe Еurodiseli do të rriten me 1,00 denarë për litër dhe me çmimet e reja një litër benzinë Eurosuper BS-98 do të kushtoj 70,00 denarë për litër ndërsa Еurodiseli do të kushtojë 62,50 denarë për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri javën e ardhshme./Telegrafi/