Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Me vendim të KRRE-së, benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për një denar, ndërsa Eurosuper BS-98 dhe Eurodizeli shtrenjtohen për gjysmë denari.
Sipas çmimores së re, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 68.50 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet 70.50 denarë, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 62 denarë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri javën e ardhshme./Telegrafi/