Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Prej sonte në mesnatë, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja.

Dizeli dhe benzina Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa çmim i Eurosuper BS-95 do të mbetet i pandryshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja, një litër Eurodisel do të kushtojë 60.5 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 69.5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-95 do të kushtojë 67 denarë për litër./Telegrafi/

Exit mobile version