Reduktimet e energjisë elektrike kanë qenë më të shpeshta e më të gjata gjatë muajit shtator, megjithëse që nga data 1 shtator ka hyrë në fuqi vendimi i Bordit të ZRRE-së që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për 5.18 për qind.
Ky shtrenjtim është bërë për t’i dhënë mjete shtesë KEDS-it për të importuar energji elektrike në mënyrë që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike, shkruan Koha Ditore.
Valon E., nga Fushë Kosova, thotë se gjatë muajit shtator i është kthyer ndjenja e disa viteve më parë, kur reduktimet e energjisë ishin të shpeshta dhe të gjata. /Telegrafi/