Telegrafi

Shtrenjtimi i bukës prekë shumicën e qytetarëve

Shqetësimin për shtrenjtimin bukës e ka shprehur edhe BSPK-ja, e cila tha se me shtrenjtimin e bukës, atakon popullatën e Kosovës e sidomos shtresën e cila jeton në varfëri të skajshme.

“BSPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete të nevojshme në mënyrë që çmimi i bukës të mos ngritët dhe të bëhet i papërballueshëm për shumicën e punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Ndërsa KMDLNJ-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete të nevojshme në mënyrë që çmimi i bukës të mos ngritët dhe të bëhet i papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

“KMDLNj shpreh shqetësimin për këtë dukuri, e cila direkt ka atakuar popullatën e Kosovës, e sidomos shtresën, e cila jeton në varfëri të skajshme. Kjo e rrezikon standardin e më shumë se 75 për qind të popullatës”, thuhet në reagim.

KMDLNj ka bërë disa hulumtime në disa dyqane dhe furra buke në Prishtinë dhe ka konstatuar se edhe ashtu buka e shitur për 500 gram nuk e ka këtë peshë. Madje pesha e bukës bie nën 400 gram. Gjithashtu edhe derivatet e shitura në Kosovë nuk kanë cilësinë e dëshiruar.

Buka nga 35 centë sot është shtrenjtuar në 40 centë, por mund të shkoj edhe më shumë. /Telegrafi/