Site icon Telegrafi

“Shtrenjtë për të vdekur”: Këto janë kostot e funeralit në Mbretërinë e Bashkuar – rritje e paprecedentë e çmimit në vitet e fundit

Kostoja e përgjithshme e shërbimeve funerale në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një nivel të paprecedentë, që do të thotë se nuk është vetëm shtrenjtë të jetosh në këtë vend, por edhe të vdesësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një funeral në MB po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për shkak të rritjes së kostove të gjatë dy dekadave të fundit, të përkeqësuara kohët e fundit nga inflacioni i vazhdueshëm, sipas shifrave të reja.

Një raport i ri nga firma e shërbimeve financiare SunLife tregon se kostoja e përgjithshme “e vdekjes” në Mbretërinë e Bashkuar mund të shkojë deri në 9,658 £ (11,258 €).

Shuma përfaqëson një rritje prej 5% nga viti i kaluar – dhe shtohrt se kostot e funeralit janë rritur me 126% gjatë 20 viteve të fundit, sipas Raportit të Kostos së Vdekjes 2024 të SunLife.

Dhe Irlanda e Veriut mbetet vendi më i lirë “për të vdekur” në MB, me një kosto mesatare prej 3,256 £ (3797 €) për funeralet.

Ndërkohë, me 5,171 £ (6,030 €), Londra ruan pozicionin e saj si më e shtrenjta, pavarësisht një rënie të lehtë të kostos.

Por parashikimet e zymta tregojnë se deri në vitin 2028, kostot mesatare të funeralit do të rriten nga 4,141 £ aktuale (4,828 €) në 5,126 £ (5,977 €). /Telegrafi/

Exit mobile version