Telegrafi

“Shtrenjt”, goditja e radhës që pritet të vijë nga Ledri, Gjiko dhe Lumi B

Hip hop yjet, Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B kanë gati projektin e ri të tyre.

Telegrafi kishte raportuar muaj më parë se Ledri ka në plan pesë bashkëpunime të mëdha.

Dhe, një prej tyre tash po merr formën, me reperin i cili pas Noizyt, do të shfaqet me shokët e tij Lumi B dhe Gjiko në projektin e radhës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada-shqiptare

Sipas burimeve të Telegrafit kënga është duke u punuar dhe në përfundim e sipër nga Arbër Gjikolli i njohur si hitbërësi, Big Bang.

Projekti po ashtu do të ketë videoklip dhe do të publikohet shumë shpejtë.

“Shtrenjt” është titulli i këtij projekti muzikor që pritet ta trondisë skenën e hip hopit në stinën e dimrit.

Projekti i përbashkët i artistëve vjen pasi ata realizuan edhe hitin “Pablo” që u bë një nga këngët më të dëgjuara. /Telegrafi/