Telegrafi

Shtrëngohen masat, disa pjesë franceze me orë më të gjatë policore

Ora policore ka lëvizur nga 20:00 në 18:00, në 15 rrethe në lindje të Francës që nga e shtuna si pjesë e luftës kundër epidemisë COVID-19, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

“Virusi vazhdon të përhapet në Francë (…) ndryshe në territore të ndryshme”, tha Gabriel Attal për TF1, duke shtuar se lista e departamenteve të mbuluara nga masa do të rishikohet brenda një jave.

“Nëse situata përkeqësohet në disa zona, ne do të marrim vendimet që janë të nevojshme”, shtoi ai, duke iu përgjigjur një pyetje rreth mundësisë së rivendosjes së karantinës. Ora policore ishte vendosur në shtetin francez më 15 dhjetor, kur u hoq karantina, raporton swissinfo.

COVID-19 ka vrarë 64,632 njerëz në Francë deri më tani gjersa 20 mijë infeksione të reja u raportuan gjatë ditës së sotme, larg nga plani i qeverisë për të ulur numrin në 5,000 raste në ditë.

Në atë drejtim, një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se institucionet kulturore – teatrot, kinematë, etj. – nuk do të hapeshin më 7 janar siç ishte planifikuar. /Telegrafi/