Telegrafi

Shtrëngimin e duarve që e gjithë bota e priti, takohen për herë të dytë Donald Trump dhe Kim Jong-Un (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar sot në Hanoi të Vietnamit me liderin e Koresë së Veriut , Kim Jong-Un, ndërsa ky është takimi i tyre i dytë pasi atij të zhvilluar tetë muaj më parë në Singapor.

Në samitin e Hanoit, Trump dhe Kim pritet të diskutojnë për denkulearizimin e Gadishullit Korean, ndërsa janë fotografuar duke shtrënguar duart para flamujve të vendeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Trumpi është dëgjuar duke thënë se i gëzohet samitit “shumë të suksesshëm”, ndërsa Kim ka deklaruar se kanë arritur “të tejkalojnë të gjithë barrierat”.

“Është nder të jesh me presidentin Kim, është nder që jemi bashkë në Vietnam. Takimi jonë i parë në samitin e Singaporit ka qenë shumë i suksesshëm”, ka shtuar Trump.

Takimi i tyre ka ndodhur në hotelin Metropol në Hanoi të Vietnamit, raporton agjencia Reuters, kurse më vonë pritet të shpalosen detaje tjera të këtij takimi të shumëpritur. /Telegrafi/