Site icon Telegrafi

Shtrëngimi i masave antiCOVID, Fero: Jam pro për protesta paqësore para Qeverisë së Kosovës

Foto: Instagram

Pas ‘shpërthimit’ të infektimeve, Qeveria e Kosovës këtë javë vendosi masa shtesë mbrojtëse kundër coronavirusit.

Në kuadër të masave të reja, kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Shërbimet e gastronomisë, kafiteritë ndërkohë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Fero (Foto: Instagram)

Muzika nëpër lokale duhet theksuar se lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Për masat e reja, reagimet në internet kanë qenë të shumta nga qytetarët e po ashtu edhe figurat publike.

Lexo po ashtu U përfol për ashpërsimin e masave kundër COVID-19, reagon Fero: Na duhet të rikthehet Thaçi

Fero është njëri nga reperët që duket të jetë i pakënaqur me vendimin e Qeverisë, ndërsa thekson se është pro për protesta paqësore.

“Unë jam pro për protesta paqësore para Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Fero (Foto: Instagram)

I njëjti vetëm pak ditë më parë, para zbatimit të masave kërkoi rikthimin e Hashim Thaçit.

Vlen të ceket se masat antiCOVID kanë hyrë në fuqi më 22 janar dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version