Telegrafi

Shtrejtimi i rrymës, ankesa në Bruksel

Aksioni qytetar “FOL 08”, reagoi kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike për 2.5%, ndërsa njoftoi se javën tjetër do t’i shkruajnë letër njoftuese Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës se institucionet e Kosovës nuk po funksionojnë mbi parimet demokratike, pasi që nuk kanë respektuar peticionin e qytetarëve, të cilët shprehen kundër ngritjes së çmimit të energjisë. 

Sipas tyre, vendet si Serbia kanë bllokuar ngritjen e tarifave të energjisë për shkak të krizës globale financiare, ndërsa institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për ngritjen e tarifave, pavarësisht faktit se qytetarët janë në krizë sociale ndërsa kanë filluar të preken edhe nga kriza globale financiare.

"Vendimi i ZRRE-së është i pakuptimtë pasi që problemi i KEK-ut është problem politik dhe ata nuk arrijnë t’i inkasojnë faturat e energjisë elektrike". ka deklaruar kjo organizate. 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në takimin e mbajtur të mërkurën aprovoi tarifat e reja të energjisë elektrike që do të zbatohen nga 1 prilli 2009, të cilat në përgjithësi do të jenë më të shtrenjta për 2.5%. /Telegrafi/