Telegrafi

Shtrati që ju shpëton nga tërmeti! (Video)

Një shpikës nga Rusia ka hartuar një projekt për të krijuar shtratin që mund të mbrojë të zotin e shtëpisë nga tërmeti.

Bëhet fjalë për një shtrat të çeliktë, i cili në rast tërmeti paloset në formën e një arkivoli.

Edhe pse në pamje të parë duket si një shtrat normal, ai është pak i lartë dhe ka sensorë të cilët zbulojnë lëvizjen e tërmetit.

Në këtë moment, dysheku bie poshtë pjesës së brendshme metalike të krevatit, duke u mbyllur me një kapak. Në këtë mënyrë njeriu shpëtohet nga rënia e ndonjë muri, apo shembja e banesës.

Furnizimet me ushqim, ujë në shishe, materialet e ndihmës së parë, madje edhe maska e gazit mbahen në fund të strukturës për të siguruar personin që të jetojë për aq kohë sa do të qëndrojë.

Një video e animuar ilustron të gjithë procesin e funksionimit të këtij shtrati, përcjell oranews.tv.

Por, pavarësisht kësaj, në video nuk shpjegohet se çfarë ndodh në rast se personi gjatë kohës që fle ndodhet në kapakun që mbyllet, apo në rast se lëkundjet e tërmetit janë të vogla.