Telegrafi

Shtrati i posaçëm, që mund t’ua shpëtojë jetën nga tërmeti fatal (Video)

Ky shtrat ka një pjesë të ngritur, sipër të cilit është vënë dysheku.

Me t’u aktivizuar sensorët se ka tërmet, poshtë dyshekut hapet një derë dhe personi që është duke fjetur bie poshtë, transmeton Telegrafi

Sipër kësaj arke, bie kapaku i masiv duke e mbajtur njeriun brenda – pas goditjes së tërmetit.

Brenda kësaj arke janë të vendosura shishet e ujit, maskat kundër gazit dhe kutia e ndihmës së parë.

Megjithëse ky koncept mund të jetë efikas në rast tërmeti, do të ishte makth për ata që janë klaustrofobik, meqë do të tmerroheshin nga hapësira e mbyllur. /Telegrafi/