A keni dëgjuar për matcha? Pija e shijshme jo vetëm që është e modës, por ka një bollëk përfitimesh të mahnitshme shëndetësore.
Pirja e çajit matcha ose shtimi i një lugë pluhur çaji jeshil matcha në një gotë mund të zbutë lodhjen dhe të shpejtoj humbjen e peshës.
Shikoni dy nga përfitimet e matcha më poshtë:
Mpreh fokusin
Matcha përmban pesë herë më shumë L-teaninë sesa çaji jeshil tradicional. Pse ka rëndësi? Ky aminoacid stimulon aktivitetin e valëve alfa të trurit që rrisin fokusin. Në fakt, hulumtimet në Institutin e Kërkimit të Ushqimit dhe Shëndetit Unilever në Holandë tregojnë se L-teanina mund të rrisë fuqinë e trurit me 133 për qind për gati dy orë.
Shkrirja e dhjamit
Matcha furnizon trupin me polifenolin EGCG, i cili aktivizon një enzimë që nxit qelizat muskulore të djegin dhjamin e barkut. Në një studim në Revistën Amerikane të Ushqimit Klinik, ky efekt ndihmoi pirësit e çajit të gjelbër të humbnin dy herë më shumë peshë dhe katër herë më shumë dhjamë në bark sesa ata që nuk konsumuan matcha. /Telegrafi/