Site icon Telegrafi

Shtoi qindra kilogramë vetëm për një film, Brendan Fraser thotë se e di si është të jetosh me një obez pasi djali i tij është i tillë

Brendan Fraser ka folur për djalin e tij të madh Griffin, i cili është autik dhe obez, dhe tha se ai ‘e kupton’ se si është të jesh pranë dikujt që jeton me obezitet.

Aktori, 53 vjeç, luan rolin e një babai në mbipeshë në filmin e tij të ri “The Whale” ku reflektoi të jetuarit me djalin e tij Griffin ndërsa diskutonte për rolin, shkruan DailyMail.

Brendan ka tre djem – Griffin, 20 vjeç, Holand, 18 vjeç dhe Leland, 16 vjeç – me ish-bashkëshorten e tij Afton Smith, nga e cila u divorcua në vitin 2007 pas nëntë vitesh martesë.

Duke folur për djalin e tij Griffin, Brendan tha se ai “e kupton nga afër” se si është të njohësh dikë që jeton me obezitet, ndërsa diskutoi për rolin e tij në “The Whale”.

Ai tha për Interview Magazine: “Unë kam tre fëmijë të mi, djali im më i madh Griffin ka nevoja të veçanta – ai është autik”.

“Ai sapo ka mbushur 20 vjeç, ai është një fëmijë i madh, ai ka duar dhe këmbë të mëdha, një trup të madh. Unë e kuptoj nga afër se çfarë është të jesh pranë një personi që jeton me obezitet”.

Babai i tre fëmijëve vazhdoi duke thënë se Griffin është ‘personi më i lumtur’ në jetën e tij, duke shpjeguar se ai nuk e di se çfarë është ‘cinizmi’ për shkak të autizmit.

Në “The Whale”, Brendan iu nënshtrua një transformimi fizik për të luajtur rolin e një burri në mbipeshë të kufizuar në një karrige me rrota, i cili po përpiqet të rilidhet me vajzën e tij (rol i luajtur nga Sadie Sink).

Për të luajtur rolin e mësuesit të anglishtes Charlie, i cili peshon 272 kilogramë, atij iu desh të vishte proteza dhe të kalonte katër orë çdo ditë duke vendosur kostumin e rëndë prej 300 kilogramësh.

Brendan e përshkroi rolin si “gjëja më e vështirë” që ka bërë ndonjëherë, por tha se ishte në gjendje të kuptonte se çfarë ishte e rëndësishme për Charlien për shkak të dashurisë që ai ka për fëmijët e tij.

Javë përpara se “The Whale” të mbërrijë në kinema, Brendan doli në tapetin e kuq me dy djemtë e tij më të vegjël të martën.

Ai u shfaq në tapetin e kuq të premierës me djemtë e tij të pashëm Holden, 18 vjeç dhe Leland, 16, në një shfaqje të filmit “The Whale” në qytetin e New Yorkut.

Atij iu bashkua gjithashtu partnerja e tij prej shumë kohësh, grimierja Jeanne Moore, në shfaqjen e mbajtur në “Alice Tully Hall”.

“The Whale” flet për historinë e një babai obez të sëmurë ndërsa ai përpiqet të rilidhet me vajzën e tij 17-vjeçare Ellie (Sadie) pasi e la atë dhe nënën e saj vite më parë për një burrë tjetër.

Përmbledhja e tij zyrtare thotë: “Një mësues i izoluar i anglishtes që vuan nga obeziteti i rëndë përpiqet të rilidhet me vajzën e tij adoleshente të larguar për një shans të fundit për shëlbim”.

Filmi bazohet në shfaqjen e Teatrit “Broadway” me të njëjtin emër, me skenar të shkruar nga Samuel D. Hunter.

Darren Aronofsky, i njohur për filma të tillë si “The Wrestler” (2008), “Mother!” (2017) dhe “Black Swan” (2010), të cilat i dhanë atij një nominim për çmimin “Oscar”, e panë për herë të parë shfaqjen në vitin 2012 dhe i kërkuan skenaristit të punonte për një skenar.

“Thw Whale” shënon projektin e parë hollivudian të Brendan në pothuajse dhjetë vjet dhe rolin e tij të parë kryesor në një film që nga thrilleri “Breakout” në vitin 2013.

Ai u bë i famshëm kur u përfshi në filmat e preferuar të fëmijëve “George of the Jungle” dhe “The Mummy”. /Telegrafi/

Exit mobile version