Site icon Telegrafi

Shtoi disa kile, Charlize Theron në depresion (Foto)

Është një nga femrat më të bukura në botë, por edhe aktores Charlize Theron i ka shkaktuar depresion pamja e saj e jashtme.

41-vjeçarja ka zbuluar se ka kaluar momente të këqija kohët e fundit, pasi u shëndosh për filmin e saj të ri, “Tully”, trasnmeton TCH.

Lexo po ashtu Charlize Theron: Vin Diesel më puthi si një "peshk i ngrirë", aktori reagon ndaj këtyre akuzave (Foto)

Afrikano-jugorja tha për “Variety” se në ndryshim nga koha kur ka qenë e re, shtimin në peshë për një rol në film e ka përjetuar shumë keq.

“Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”, thotë Theron, e cila në filmin “Tully” interpreton nënën e 3 fëmijëve.

Exit mobile version