Site icon Telegrafi

Shtohet trysnia ndaj administratës publike në Maqedoni (Video)

Sindikata e pavarur e kulturës akuzon pushtetin se është duke tentuar që të bëjë trysni ndaj të punësuarve në institucionet, që punojnë në sferën e kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Viktor Ilievski, kryetar i sindikatës, deklaron për Tv Nova se bëhet fjalë për trysni në disa institucione, në formë të nënshkrimit të kontratave të reja dhe vendimeve për të punësuarit, të cilat do të jenë në pajtim me ndryshimet e reja në Ligjit për kulturën, ndryshime që janë sjellë pa pajtimin e 800 anëtarëve të sindikatit të pavarur.

Prandaj, Sindikata e pavarur apelon te të gjithë të punësuarit që t’i refuzojnë këto kontrata, kurse kërkon nga Ministria e kulturës që të ndërpritet ky proces, në këtë periudhë parazgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version