Telegrafi

Shtohet sasia e peshqve në akumulacionin Pallurci në Bogdanci

Akumulacioni i Pallurcit, në Bogdanci, është shumuar me 450 kilogram peshk të llojit krap, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koncesioneri “Kostresh” bën të ditur se nga sasia e përgjithshme e peshqve, 150 kilogram janë të peshës 50 deri 800 gram, ndërsa 300 kilogram janë të peshës nga dy e deri më pesë kilogram.

Llojet e peshqve më të mëdhenj janë të shënuar dhe rreptësisht është i ndaluar peshkimi i tyre. Në rast se peshkatarët sportiv i peshkojnë, atëherë duhet patjetër t’i kthejnë në akumulacion.

Përndryshe, në këtë liqen artificial ka filluar ndalesa e peshkimit të krapit, kurse peshkatarët sportiv mund të peshkojnë krapin e krahut dhe një lloj tjetër peshku që dallon nga krapi. /Telegrafi/