Site icon Telegrafi

Shtohet rreziku i deflacionit në Eurozonë

Fabrikat në Eurozonë kanë ulur çmimet e të mirave ndjeshëm gjatë muajit Janar, duke shtuar presionet deflacioniste për Bankën Qendrore Europiane, që i la politikat e pandryshuara në takimin e fundit.

Në raportin mujor kompania “Markit Economics”, që kryen sondazhe të firmave në sektorin privat në të gjithë Eurozonën, deklaroi se presionet e çmimeve vazhdojnë dhe prodhimi ka rënë për të 5-tin muaj radhazi.

Të gjitha vendet e anketuara kanë raportuar rënie, për të parën herë në 11 muaj. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se politikat stimuluese do të shqyrtohen në Mars, pasi inflacioni në rajon mund të bjerë përsëri për shkak të rënies së naftës.

Rritja e çmimeve ka qëndruar poshtë objektivit të bankës prej 2% për thuajse 3 vite. Inflacioni në të gjithë rajonin u përshpejtua në 0.4% gjatë muajit Janar, me normën bazë në 1%. Por, megjithatë, kjo mund të jetë e përkohshme. Indeksi kryesor i kompanisë markit shënoi 52.3 pikë, nga 53.2 që ishte muajin e kaluar.

Kompania vlerëson se niveli 50, e ndan tkurrjen ekonomike nga rritja. Në vendet më të mëdha të rajonit, prodhimi i firmave që “Markit” monitoron, është ngadalësuar në Gjermani, Itali, dhe Francë. Chris Williamson, kreu i kompanisë thotë se të dhënat do t’i shtojnë presione Bankës Qendrore Europiane për të zgjeruar programin e blerjes së bonove në takimin e muajit mars. /Telegrafi/

Exit mobile version