Telegrafi

Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet

Kjo rritje në Telekom është si rrjedhojë e përkushtimit të menaxhmentit dhe punëtorëve të PTK-së.

Gjithashtu, falë zgjidhjes më të shpejtë të rasteve nga njësitë e Telekomit të Kosovës, kryesisht të pengesave teknike, raporti i thirrjeve të konsumatorëve në Qendrën e Thirrjeve, ka rënë dukshem në këtë periudhë kohorë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u minimizuar në shifrën 10 për qind.

Lidhur me pengesat teknike dhe kohëzgjatjen e sanimit te tyre, trendi ka qene tejet pozitiv në vitin 2010 e posaçërisht në muajt maj, qershor dhe korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dallim nga vitet e kaluara kur ka pasur ngecje në sanim e pengesave të ndryshme deri në 100 ditë, në këtë vit numri më i madh i tyre është sanuar brenda periudhës 1-7 dite, përkatësisht 80 për qind e tyre, derisa në muajit qershor-korrik të këtij viti përqindja më e madhe e pengesave teknike është sanuar brenda 24 orëve. Kjo për faktin e mobilizimit dhe rritjes së efikasitetit të ekipeve teknike të Telekomit në zgjidhjen e shpejtë të pengesave teknike të konsumatorëve.

Ndërkohë, sa i përket kërkesave të konsumatorëve të Telekomit, përqindjen më të madhe, mesatarisht mbi 90 për qind, e përbëjnë kërkesat për informata rreth shërbimeve dhe produkteve si të telefonise fikse, ashtu edhe të atyre të Internetit.

Në këtë aspekt, mund të veçohet lancimin i projektit të Telekomit të Kosovës për prezencën e shërbimeve të internetit pa tela, përmes teknologjisë WiFi të quajtur TiKon WiFi pik@. Deri me tani është arritur të ofrohen shërbime të tilla në 90 pikat më të frekuentuara të territorit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që shtrirjet e reja janë në implementim e sipër.

Telekomi i Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe së shpejti do lansojë Foltoret Publike Multimediale, përmes të cilave konsumatorët do të mund të realizojnë thirrje telefonike apo qasje në internet duke mundësuar realizimin e të gjithë atyre që mund të realizohen me telefon mobil, telefon fiks apo kompjuter. /Telegrafi/