Prirja e lindjeve të parakohshme në Maqedoni është rritur për 3% në këtë vit, krahasuar me vitin paraprak. Kjo u tha me rastin e shënimit të 17 nëntorit, ditës së lindjes së parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aspazija Sofijanova tha se ndër arsyet e lindjes së parakohshme janë mosha e nënës, nëse shtatzania është bërë në mënyrë artificiale, mospërcjellja e rregullt e lindjes, infektimet, trysnia e lartë e gjakut, sheqeri dhe nëse bebja ka ndonjë çrregullim./Telegrafi/