Telegrafi

Shtohet numri i miliarderëve kinezë

Biznesmeni më i pasur i Kinës është Zong Qinghou, i cili është president i një kompanie që prodhon pije freskuese.

Në këtë listë gjendet edhe biznesmeni Li Shufu, i cili ësht presidenti i një kompanie që prodhon automjete dhe që thuhet se do të blejë Volvon suedeze.

Shtimi i miliarderëve kinezë në listën e njerëzve më të pasur në botë është tregues i zhvillimit ekonomik të vendit. Indeksi i konsumit është rritur, por edhe inflacioni është gjithashtu në rritje.

Thuhet se Kina këtë vit do t’ia kalojë Japonisë dhe do të jetë ekonomia e dytë në botë.

Forbes thotë se personi më i pasur në botë është miliarderi meksikan, Carlos Slim, interesat e biznesit të të cilit përfshijnë telekomin dhe kompani financiare. Ai ia ka kaluar edhe themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, që tashmë është në vend të dytë. /bbc/