Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se në buxhetin e këtij viti është planifikuar angazhimin i 112 bashkëpunëtorëve profesional nëpër gjykatat e Kosovës, por që pjesa më e madhe do të jenë në Prishtinë. Ai tha se me angazhimin e këtyre bashkëpunëtorëve profesional do të shkurtohet koha e trajtimit të lëndëve.
Kurse Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se rritja e numërimit të bashkëpunëtorëve profesional në gjykata është i mirëseardhur, por sipas tij ky numër është i vogël. Ai tha se duhet të rritet edhe numri i gjyqtarëve.
Në buxhetin e viti 2018 është planifikuar hapja e 690 pozitave në Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, e në mekanizma tjerë të drejtësisë. Ndërkohë numri i lëndëve të pazgjidhur në Gjykatat e Kosovës është mbi 350 mijë./RTV D/