Deri më katër herë kontrolle nga normalja janë regjistruar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar. Drejtori i Shërbimit për Ndihmë urgjente medicinale, mjeku Antoan Parakeov sot ka informuar se pjesa më e madhe e pacientëve janë me grip sezonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Për shkak të punës së shtuar, duke pasur parasysh njoftimet për temperatura të ulëta, Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë pranë Shtëpisë së shëndetit Kavadar për kohën e fundjavës dhe festave do të punojë me ekipe të përforcuara medicinale’, thotë Parakeov.
Ai poashtu rekomandoi deri te të gjithë qytetarët të kenë kujdes nga ekspozimi në temperatura të ulëta dhe të ikin nga tubimet masive në ambiente të mbyllura dhe se personat e moshuara dhe sëmundjet kronike dhe shtatëzënat, rregullisht t’i marrin terapitë e shkruara nga mjeku amë. /Telegrafi/