Site icon Telegrafi

Shtohet edhe një klub i Bundesligës pas Fisnik Asllanit, palët kanë arritur marrëveshje për transferimin

Për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, së fundmi ka shfaqur interesim edhe Union Berlini, transferim që mund të mbyllet brenda këtij afati kalimtar.

Të mërkurën gazeta e madhe gjermane, Bild, ka shkruar se Asllani është sulmuesi i preferuar i Union Berlinit.

Union Berlini e ka sulmin e dytë më të zbehtë në Bundesligë dhe drejtuesit e klubit synojnë përforcime në këtë fazë.

Sipas mediumit të njohur gjerman Bild, Union Berlin tashmë ka arritur marrëveshje me Asllanin dhe Hoffenheimin, por ka mbetur që të arrihet marrëveshja edhe me Elversbergun, ku sulmuesi ynë është i huazuar.

Për Asllanin do të ishte kthim te Union Berlini, ku qëndroi nga viti 2016 deri në vitin 2020, ku më pas vazhdoi karrierën te Hoffenheimi, ndërsa është i huazuar tek Elversbergu në Bundesliga 2.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fisnik Asllani

Asllani me Elversbergu ka 10 gola dhe 6 asistime në 18 paraqitje, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij. /Telegrafi/

Exit mobile version