Telegrafi

Shtohet edhe një e-tron

Audi pritet të jetë ndër prodhuesit me të mirë të makinave hibride, ata planifikojnë që deri në vitin 2020 të gjitha modelet e tyre të kalojnë në hibrid.

Hibridi i radhës do të jetë Audi A8 e-tron, një nga modelet më të mëdha të Audi. E para nga familja e-tron është Audi A3 e-tron, që në fakt është e dyta për nga modelet më të vogla të kësaj marke.

Këto ditë u raportua se A8 e-tron do të pajiset me motor 3.0 TDI me një turbo që do të prodhojë 272 KF (200 KW) ose 3.0 TDI me dy turbo dhe 320 KF (235 KW), ndërsa revistat britanike raportuan se A8 e-tron do të japë 373 KF (274 KW) nga një motor 3.0 TDI dhe moment rrotullimi prej 700Nm, e gjithë kësaj do ti bashkohet edhe një motor elektrik me 100 KF (73 KW).

Pritet që ky sistem të aplikohet edhe në modelet tjera si A6, A7 dhe Q7.

Qëllimi i prodhuesit është që të reduktojë shpenzimet e karburantit, pasi që dihet se një Audi A8 3.0 TDI brenda një viti konsumon mesatarisht 1.700 euro karburant.