Telegrafi

Shtohet edhe me një anëtar familja e “Cimës”

Rasim Thaçi është një prej tre humoristëve më të famshëm në trojet shqiptare.

Ai u bë i njohur më shumë me emrin artistik si Cima, ku ka qindra shfaqje sëbashku edhe me dy miqtë e përhershëm, Sevdai Radogoshi (Qumili) dhe të ndjerin, Ibrahim Krajkovën (Leci).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Rasim Thaçit-Cimës

Por, krahas jetës prej një aktori profesionist, aktori ka edhe një jetë private të mbushur plot harre.

Sot, familja e Cimës është shtuar edhe për një anëtar, pasi që i ka lindur edhe një mbesë.

Bëhet fjalë për Malta Thaçin, e cila është vajza e djalit të aktorit, Burimit dhe të bashkëshortes sp këtij të fundit, Daorsës.

Ndryshe, aktori gjithashtu është edhe gjysh i dy mbesave të bukura dhe një nipi të hijshëm.

Kujtojmë se Cima është edhe baba i këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Thaçi. /Telegrafi/