Telegrafi

Shtohet dhuna ndaj grave në Basra

Gjenerali Khalaf tha se gratë në Basra po ishin objekt sulmi pasi nuk vinin në kokë shaminë apo ngaqë vinin tualet, apo në disa raste thjesht si rezultat i thashethemeve.

Ai tha se një grua ishte vrarë së bashku me djalin e saj gjashtëvjeçar pasi ishte pretenduar se ai kishte lindur nga një lidhje e saj jashtë martese.

Gjenerali Khalaf që u dërgua nga kryeministri al Maliki për të përmirësuar sigurinë tha se policia shumë shpesh ishte e frikësuar që të hetonte këto krime ndërsa të afërmit kishin frikë gjithashtu t’i raportonin ato.

Gratë në Basra me të cilat folëm në telefon thanë se tashmë kishin frikë që të dilnin jashtë pa veshjen e duhur islamike.

Ato fajësuan për këtë milicët shiitë që luftonin për kontroll të qytetit. /bbc/