Telegrafi

Shtohen zërat kundër xeheroreve në Maqedoni (Video)

TV24 bën të ditur se Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kërkon që të ndërpriten punimet në hapjen e një xeherore të re në Luginën e Borovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thirrja u drejtohet organeve përgjegjëse, institucioneve shtetërore, vetëqeverisjes lokale të Shtipit, Radovishit dhe Konçesë, si edhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, dhe asaj të Ekonomisë, që ta ndalojnë këtë xeherore.

”Bëhet një precedent juridik dhe shkelje e fuqishme e ligjit, domethënë se me vendime të institucioneve shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale prezantohet plani hapësinor që dërgohet në Kuvend, dhe ka rëndësinë e ligjit të përgjithshëm. Sipas asaj që e pamë te dy xeheroret sipërfaqësore Kazandoll dhe Illovica, për të cilat, në këmbë janë tashmë shtatë komuna, kjo do të ”mbështetet” me studim të rejshëm për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor”, deklaron Liljana Popovska nga RDM-ja./Telegrafi/