Site icon Telegrafi

Shtohen rastet e të prekurve nga lia e dhenve në Veles

Sipas të dhënave të Qendrës për shëndet publik në Veles, gjatë tetorit dhe nëntorit është rritur numri i fëmijëve të moshës deri 6 vjeçare, tëprekur nga lia e dhenve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tetor janë regjistruar 114 të prekur, ndërkaq nga fillimi i nëntorit e këtej, janë regjistruar edhe 85 raste tjera.

Sëmundja manifestohet me shfaqjen e puçrave të kuqe nëpër trup, rritke temperature, ligështime të përgjithshme, humbje të oreksit, vjellje dhe lodhje./Telegrafi/

Exit mobile version