Telegrafi

Shtohen rastet e prerjes ilegale të pyjeve, Inspektorati i pakënaqur më gjykatat

Prerja ilegale e pyjeve po shënon rritje ndër vite. prerja  nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se prej shkaqeve që po qojnë në rritjen e numrit të prerjeve ilegale, janë zvarritja e rasteve në gjykata e edhe gjobave të ulëta që shqiptohen.

Dimri që po e lëmë pas, i karakterizuar me çmimet e larta edhe të lëndëve për ngrohje, ka rezultuar me shtim të rasteve me prerje të paligjshme të pyjeve.

Madje sipas Inspektoratit të Pyjeve, nuk ka qenë vetëm periudha e dimrit ajo që është karakterizuar me raste të tilla, e numri ka qenë mjaft i lartë edhe në muajt e tjerë të vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2022 kemi bërë  914 kontrolle, kemi hartuar 751 procesverbale, kemi nxjerrë 51 vendime, kemi hartuar 91 fletëparaqitje kundërvajtëse. Derisa në komuna kanë qenë 2,897 fletëparaqitje”, ka theksuar për RTV Dukagjinin Besim Zogaj – drejtor i Inspektoratit për Pylltari në APK.

Dënimet e ulëta që vazhdojnë të shqiptohen nga gjykatat, sipas Drejtorit të  Inspektoratit të Pyjeve, Besim Zogaj, janë një prej shkaqeve që po ndikojnë që veprimtaria të mos shkojë duke u ndalur.

“Puna e Gjyqësorit është ajo që po ndikon në rritjen e prerjeve. Shumica e lëndëve parashkruhen shkaku i mungesës së fillimit të procesit dhe kjo bënë që rastet të rritet. Edhe gjobat që jepen nga këto Gjykata janë nga më të ulëtat, madje gjoba minimale 400 euro jepet vetëm në raste kur lënda shkon në Gjykatën e Apelit. Kjo edhe ndikon në rritjen e rasteve të atyre që bëjnë prerje të pyjeve”, ka thënë Besim Zogaj.

Sipas të dhënave të Inspektoratit, ndër zonat më të prekura janë Komuna e Suharekës, pasuar nga Podujeva e Kaçaniku.

Në zonën e veriut, sipas zyrtarëve të Inspektoratit, numri i kontrolleve është më i ulët, dhe zakonisht janë raste sekuestrimi, që zhvillohen në prani të Policisë së Kosovës.