Me dhënien në koncesione të hapësirave dhe shfrytëzimin e mineraleve me të cilat disponon Dibra, gjatë vitit të kaluar buxheti komunal është rritur me 3.303.000 denarë ose mbi 53 mijë euro.
Krahasuar me vitin paraprak, më 2017 përfitimi nga koncesionet është rritur për mbi 900 mijë denarë ose mbi 14 mijë euro.
Qazim Qormemeti thotë për agjencinë AIM se mjetet e fituara janë të mirëseardhura, pasi që të njëjtat drejtohen në projekte për përmirësimin e jetës së njerëzve në këtë komunë./Telegrafi/