Site icon Telegrafi

Shtohen patrullat policore nëpër disa qytete të Maqedonisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e ka shtuar numrin e patrullimeve policore në disa qytete të vendit.

Shpekulohet se këto shtime të policisë kanë ardhur për shkak të zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, kur edhe u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në bazë të vlerësimeve të sigurisë, MBP-ja i ndërmerr masat e patjetërsueshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Gjatë ditës së djeshme, në pajtim me vlerësimet për siguri, erdhi deri te rritja e numrit të patrullave policore në disa rajone të qyteteve në vend”, thonë nga MPB-ja për Nova TV./Telegrafi/

Exit mobile version